Bora Zemani na prezanton babain e saj, tregon edhe tatuazhin dedikuar atij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Qershor, 2022 22:41

Bora Zemani na prezanton babain e saj, tregon edhe tatuazhin dedikuar atij

Jo shumë shpesh kemi parë Bora Zemanin duke na njoftuar me familjarët e saj.

E së fundi ajo na ka prezantuar me babain e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar një imazh me të, të cilën e kishte shkrepur kohë më parë.

Moderatorja e ka quajtur mbret derisa e ka kujtuar ditën kur i bëri një surprizë të veçantë atij.

Zemani kishte bërë tatuazh gradën e kolonelit, të cilën i ati i saj e kishte mbajtur pothuajse 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare.

Moderatorja tutje ishte shprehur se kjo befasi u prit mirë nga ai dhe se e kishte shijuar pa fund./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Qershor, 2022 22:41