Borel: Negocitatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:13

Borel: Negocitatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së

Pas nesh lamë një javë shumë të rëndë në të cilën në faqet e para dhe në mendimet tona dominonte pandemia me virusin korona dhe pasojat globale nga ajo. Kjo situatë hodhi hije edhe mbi një vendim të rëndësishëm që nuk e mori vendimin e merituar. Në mes të krizës me virusin korona, Bashkimi Evropian vendosi që të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto janë lajme të mira për të dyja shtetet, për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë Evropën.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel me rastin e vendimit të BE-së të sjellë javën e kaluar që të fillojë negociata për anëtarësim me të dyja vendet.

“Me sjelljen e këtij vendimi shumë të rëndësishëm në këto kohë të rënda, BE-ja arriti progres për një çështje shumë të rëndësishme politike dhe dërgoi sinjal të qartë dhe porosi të qartë për Ballkanin Perëndimor. BE-ja tregoi se është e bashkuar sa i përket një prej politikave më me prioritet dhe e bëri këtë derisa menaxhon me krizën globale. Vendimi me të vërtetë është ‘rreze ditë në errësirën që po na rrethon’, siç tha homologu im i respektuar dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, duke e komentuar vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson Boreli.

Kërkuam, thotë ai, shumë nga të dyja vendet dhe ato e përmbushën këtë. Tani, shton, edhe BE-ja solli vendim të duhur nga ana jonë. Kjo është porosi inkurajuese se puna e mundimshme dhe lidershipi i duhur nga të dyja vendet japin rezultate.

“Në drejtim të njëjtë, dëshiroj ta uroj Maqedoninë e Veriut për atë që u bë vendi i 30-të anëtar i NATO-s këtë javë. Ky është hap shumë i rëndësishëm, i cili në mënyrë shtesë i konsolidon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Me padurim pres që të punojmë bashkë edhe në kuadër të bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s”, thekson Borell.

Sipas tij, me fillimin e negociatave për anëtarësim, para nesh ka shumë punë edhe hapja e negociatave ishte vetëm hapi i parë i procesit intensiv. Duhet të bëhen, thotë Borel, reforma të thella sociale, politike dhe ekonomike para hapit afër anëtarësimit të plotfuqishëm. Për këto transformime natyrshëm nevojitet kohë dhe punë, por është me rëndësi, nënvizon Boreli, “rrezja e dritës” për dy shtetet që ta inkurajojë edhe pjesën tjetër të rajonit që ta bëjë atë që është e nevojshme dhe ta ndjekë shtegun e reformave, ndërsa për të mirën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Ai përkujtoi se këtë javë BE-ja paralajmëroi pako të ndihmës bilaterale financiare për të gjitha gjashtë partnerët e rajonit.

“Do të sigurojmë deri 38 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për menaxhim me situatën në lidhje me Kovid-19. Me këto para do të blihen respiratorë, maska dhe pajisje të tjera mjekësore, paguhen fluturimet për dërgesë të ndihmës dhe mbulohen nevojat e njerëzve. Në mënyrë shtesë, BE-ja vendosi ta mbështesë rajonin me shpërndarje të 374 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike të rajonit pas përfundimit të situatës kritike. Kjo nënkupton ruajtjen e vendeve të punës,bizneseve, përftimeve shoqërore, domethënë t’iu lejohet njerëzve që të vazhdojnë me jetët e tyre pasi ta tejkalojmë këtë pandemi”, tha Boreli.

Ai i prezantoi edhe hollësitë konkrete për ndihmë të drejtpërdrejtë të BE-së për sektorët shëndetësorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, prej të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë 66 milionë euro – 4 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për sektorin e shëndetësisë, 62 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:13