Boris Xhonson në deklaratën e tij për NATO-n nuk e përmend as Petrovskën, e as Maqedoninë e Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Maj, 2022 00:41

Boris Xhonson në deklaratën e tij për NATO-n nuk e përmend as Petrovskën, e as Maqedoninë e Veriut

Teksti që po analizojmë, në titull mban të pavërteta dhe është senzancional. Nga njëra anë, me ironi “përqeshet” gatishmëria e ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska për të ndihmuar aleatët në NATO në një konflikt eventual Ruso – Ukrainas, ndërsa nga ana tjetër, le të mendosh se në tekst flitet për ndihmë direkte nga RMV-ja, me ushtarë të gatshëm për luftë. Më tej, në tekstin e marrë nga “Sputnik”-u i Rusisë që ka verzionin në gjuhën serbe, përdoret fjala “gatishmëri për të dërguar trupa në Ukrainë”, dhe kjo paraqet shtrembërim të deklaratës origjinale e cila thotë “dëshirë për të dërguar trupa”.

Fotografi nga lajmi që e recensojmë

Pjesa e parë e e titullit thotë se “Xhonson e dogji Sllavjankën”. Ky është një klasifikim joprofesional që aspak nuk përputhet me parimet gazetareske. Sipas Kodit Etik të Gazetarisë, komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson në deklaratën e tij në servisin publik televiziv britanik BBC, në asnjë moment nuk e përmend as Petrovskën, e as Maqedoninë e Veriut. Ai nuk e përmend atë as në fjalimin e plotë të botuar nga Ministria e Jashtme britanike, më 25 janar.

Autori i tekstit duke mos e lidhur titullin me brendinë e tekstit, nuk ka treguar dhe arsyetuar në teksin e tij se si është “djegur” Petrovska. Është vëndosur vetëm deklarata e saj e cila thotë se “ushtria jonë si pjesë e strukturave të tilla (NATO) ka obligim dhe tashmë është duke përgatitur analiza për mundësitë e pjesëmarrjes sonë të mundshme, përkatësisht angazhimin në konfliktin eventual.” Kjo në fakt e demanton vetë autorin e tekstit, pasi që Petrovska nuk përmend as “gatishmëri” e as trupa ushtarak në Ukrainë, por informon se Maqedonia e Veriut po analizon situatën.

Problemi më i madh qëndron në pjesën e dytë të titullit ku thuhet “Asnjë anëtar i NATO-s nuk është gati të dërgojë trupa në Ukrainë”, fjali e cila përsëritet dhe në fillim të tekstit. Duke analizuar deklaratën origjinale, kemi vërejtur se në tekstin që e recensojmë ndodh interptim i gabuar dhe shtrembërim i fjalës “dëshirë” (për të dërguar trupa në Ukrainë), duke e zëvendësuar atë me fjalën “gatishmëri” (për të dërguar trupa në Ukrainë). Sdo shumë fjalë për të treguar dallimin mes ‘dëshirës’ dhe ‘të qenurit gati’.

Deklarata origjinale është si vijon: “Xhonson tha se për momentin nuk ka shtet anëtar të NATO-së që do të kishte dashur të dërgojë ushtarë në Ukrainë dhe se duhej “të kihej kujdes nga bërja e gjërave … që do t’i shërbenin si pretekst Vladimir Putinit për pushtim”, përcjellë nga servisi publik televiziv britanik BBC.

Njejtë si me titullin, deklarata e Xhonsonit e përdorur si e tillë në fillim të tekstit, më poshtë në tekst nuk mund të gjendet. Vetëm mund të lexohet kjo pjesë “E di që shumë njerëz ndajnë këtë mendim emocionalisht. Sigurisht, instinktivisht, shumica do të bënin thirrje për mbështetje fizike aktive për Ukrainën në formën e trupave të NATO-s, por më duhet të them se nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s,” u tha ai ligjvënësve, shkruhet në tekstin që e recensojmë. Nga kjo, edhe njëherë mund të konstatohet se Xhonson askund nuk flet për gatishmërinë e vendeve të NATO-s.

Teksti që po recenzojmë ka përdorur si burim median “Sputnik” të Rusisë që ka verzionin në gjuhën serbe dhe kështu merret si e mirëqenë. Shtrembërimi ka ndodhur te “Sputnik”, dhe më pas si i tillë është përcjellë edhe në median që po e recensojmë, duke mos verifikuar deklaratën origjinale. Ndërsa një analizë e publikuar nga Qendra e NATO-s për Komunikime Strategjike (STRATCOM) e shef Agjencinë shtetërore ruse të lajmeve “Sputnik” si një nga kanalet kryesore të propagandës ruse në hapësirat mediatike në Ballkanin Perëndimor.

Më tej në këtë tekst shpjegohet se kryeministrit britanik rikujton se janë të gatshme sanksione ndaj Rusisë në rast invazioni në Ukrainë duke qartësuar vetë kështu se ka alternativa të tjera për të parandaluar tentativat ruse për intervenim ushtarak në Ukrainë që jo doemos lidhen me kyçje direkte në luftë të ushtrisë së NATO-së me Rusinë.  Në tekst vërehet tentativa për të paraqitur Rusinë si “viktimë” të fuqive të NATO-së që janë bërë bashkë për ta sulmuar vetëm se po mbron kufirin e vetë.

Në këtë tekst janë shkelur disa parime të gazetarisë që duhet të jenë udhërrëfyes për median e drejtë.

  • Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.
  • Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë ose përpunojë informata, që cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Maj, 2022 00:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare