Borrell në takim me krerët e shtetit: Fillimi i negociatave, test për kredibilitetin e BE-së

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 14 Mars, 2022 12:48

Borrell në takim me krerët e shtetit: Fillimi i negociatave, test për kredibilitetin e BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep  Borrell, i cili me takimin me shefin e shtetit e filloi vizitën në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, e vlerësoi vizitën  e përfaqësuesit të lartë Borrell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si konfirmim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Peërndimor, veçanërisht në dritë të realitetit të tij gjeopolitik në Evropë.

“Fillimi i negociatave inkuadruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Me dinamikat e reja gjeopolitike,  ne nuk flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke e marrë parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendim për fillim të negociatave inkuadruese nga Këshilli i Unionit që nga marsi i vitit 2020”, theksoi presidenti Pendarovski, duke bërë thirrje në realizim të shpejtë të vendimeve strategjike në lidhje me politikën e zgjerimit.

Maqedonia e Veriut, siç theksoi shefi i shtetit, u dëshmua si partner kredibil i Bashkimit Evropian dhe bllokada e saj e mëtutjeshme për hapjen e negociatave inkuadruese, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme. Duke diskutuar për pushtimin ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e saj mbi sigurinë e kontinentit evropian si tërësi, bashkëbiseduesit e riafirmuan nevojën e ndërprerjes urgjente  të veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë,  kthim të rendit të së drejtës ndërkombëtare dhe sa më shpejtë që mundet  rimëkëmbjen e duhur nga sulmi shkatërrues  mbi Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë e përshëndeti vendimin e vendit për  përfshirje ndaj sanksioneve të BE-së për Rusinë, me të cilën Maqedonia e Veriut bashkangjitet drejt politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe pakos së sanksioneve të Unionit, duke e përfshirë edhe pakon e masave nga viti 2014. Në takim është biseduar për konkluzionet e Samitit të mëparshëm të liderëve të BE-së në Versaj, me theks të procesit të eurointegrimit me vendet e rajonit, për të cilën fjalën kryesore e kanë vendet anëtare. 

Edhe Kryeministri i vendit, Dimitra Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borell deklaroi se Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE është shumë i rëndësishëm dhe nënkupton një Evropë më të fortë. Kovaçevski me këtë rast bëri apel për integrim të shpejtë të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se do të parandalojë ndikimet e palëve të treta në rajon, por do të kontribuojë edhe në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë Evropës.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidatë që në ditën e parë të konfliktit iu bashkëngjitëm aleateve tanë NATO-s dhe SHBA-së. Sot jemi dëshmitare të agresionit që ka shkaktuar shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë, Kemi dhe një numër të madh të refugjatëve. Evropa e Bashkuar mund të jetë një Evropë e fortë. Unë me kolegun tim bullgar po bëjmë përpjekje që përmes dialogut ti zgjidhim çështjet e hapura. Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Evropë më të fortë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski madje nënvizoi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 14 Mars, 2022 12:48

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare