Borxhet e komunave, rreth 49 milionë euro

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:44

Borxhet e komunave, rreth 49 milionë euro

Borxhet e përgjithshme të komunave janë rreth 49 milionë euro, me çka gjendja e tyre financiare është përmirësuar- siguron ministrja e financave, Nina Angellovska.

Ulja e borxheve më shumë ka të bëjë me vendimin e Qeverisë në vitin 2018 që komunave t’u japë 50 milionë euro përkatësisht gjysmën e borxhit që kap shifrën prej 100 milionë euro.

Megjithatë, listën e kryeson sërish komuna e Ohrit me borxh prej 7.3 milionë euro, vijon komuna e Tetovës me borxh prej 7.2 milionë eurove dhe komuna e Karposhit me 5 milionë euro.

“Tremujori i fundit për të cilin kishim informata, dallimi në uljen e borxhit të komunave ishte nga 5 në 3 miliardë denarë, përkatësisht 5 miliardë ishte para ndarjes së mbështetjen në vitin 2018 me ndryshimet. Njëkohësisht, u miratua edhe rregulli se projektimet e të ardhurave, komuna mund t’i bëjnë vetëm me limit prej 10% krahasuar me mesataren e tre viteve të kaluar. Këto janë ndryshime, u miratuan në Kuvend, me çka limiti është 30 për qind”- deklaroi Nina Angellovska- ministre e Financave.

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:44