Boshnjakovski: Nuk ka intencë politike dhe populiste në riemërimin e stadiumit “Toshe Proeski”

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:29

Boshnjakovski: Nuk ka intencë politike dhe populiste në riemërimin e stadiumit “Toshe Proeski”

Riemërimi i stadiumit “Filipi i Dytë” në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski” është bërë me propozim të Qeverisë që është në pajtim me familjen Proeski, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Prapa propozimit nuk ka kurrfarë intence politike apo populiste, siç, për fat të keq është krijuar shprehi në vend, shtoi Boshnjakoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vendimin e riemërimit në seancën e djeshme qeveritare.

Siç bëri të ditur zëdhënësi qeveritar pas seancës, Qeveria ka marrë vendim për riemërimin e stadiumit në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski” në nder të personalitetit, i cili ka lënë gjurmë të përhershme në historinë bashkëkohore maqedonase dhe rajonale.

Në vitin 2009, Qeveria e mëparshme e riemëroi Stadiumin e mëparshëm të qytetit në Arenë Kombëtare “Filipi i Dytë”.

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:29