Bota duhet të mendojë vaksinat e reja, shkaku i mutacioneve

Vaksinat duhet të modifikohen brenda një viti për të qenë efektive kundër sëmundjes.
Vaksinat kundër Covid-19 duhet të modifikohen brenda një viti për të qenë efektive kundër sëmundjes në të gjithë botën.
Në këtë përfundim kanë dalë epidemiologët, virologët dhe specialistët e sëmundjeve infektive, të cituar nga “The Guardian”.
Ata e venë theksin tek vaksinimi global për të luftuar në mënyrë adekuate kërcënimin e Covid-19 për shkak të mutacioneve në virus – disa prej të cilave janë më ngjitëse, vdekjeprurëse dhe më rezistente ndaj vaksinave.
Parashikimi që vaksinat e përmirësuara “të reja” do të kërkohen brenda një viti ose më pak vjen nga dy të tretat e të anketuarve, sipas Aleancës së Vaksinave të Popullit, e cila zhvilloi kërkime nëpërmjet 77 shkencëtarëve nga 28 vende të botës.
Mbulimi i ulët i vaksinimit në shumë vende, sipas 88% e të anketuarve, do t’i bënte më të mundshme vaksinat rezistente ndaj mutacioneve.
“Nëse nuk vaksinojmë njerëz, ne e lëmë ‘fushën e lojës’ të hapur për gjithnjë e më shumë mutacione, të cilat mund të krijojnë variante që mund t’i shpëtojnë vaksinave aktuale, duke kërkuar doza të përmirësuara për t’i trajtuar ato,” tha Greg Gonzalves, profesor i asociuar i epidemiologjisë.
Vende më të pasura si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë siguruar qindra miliona vaksina. Në të kundërt, kombe të tilla si Afrika e Jugut dhe Tajlanda deri më tani nuk kanë arritur të vaksinojnë 1% të popullsisë së tyre.
Mekanizmi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, synon të sigurojë vaksina në të paktën 27% të popullsisë së vendeve me të ardhura të ulëta deri në 2021.