Bota në rrezik nga obeziteti

Bota në rrezik nga obeziteti

“Në botë ka më shumë persona obezë se nënpeshë”, në këtë përfundim ka dalë një studim i kolegjit “Imperial” në Londër, sipas të cilit, obeziteti është trefishuar tek meshkujt dhe është dyfishuar tek femrat në harkun kohor 1975-2014.

Studimi ka analizuar indeksin e masës dhjamore në 20 dpufmilion të rritur. Studiuesi Majid Ezzat është shprehur se jemi pranë një ‘epidemie obeziteti të rëndë’ dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë. Studimi që ka përfshirë 186 vende të botës, ka dalë në përfundimin se në 1975 kishte 105 milion obezë, ndërsa në 2014-tën ka kapur shifrën e 641 milionëve.

Në të njëjtën periudhë kohore, numri i personave nënpeshë është rritur nga 330 në 462 milion. Bazuar në rezultatet e studimeve të tyre, studiuesit besojnë se në 2025, një në pesë të rritur do të jetë obez.

“Edhe pse është pozitive që ka rënë numri i personave nënpeshë, obeziteti global ka arritur kulmin e tij,” është shprehur profesor Ezzati, duke shpresuar se qeveria do të praktikojë politika për të luftuar fenomenin, sidomos obezitetin tek fëmijët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 5, 2016 12:23

REKLAMA

PARTNER