BPV-ja në tremujorin e katërt të vitit të kaluar me rritje prej 3,4 për qind

Desk
By Desk March 6, 2020 22:24

BPV-ja në tremujorin e katërt të vitit të kaluar me rritje prej 3,4 për qind

Shkalla e rritjes së bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2019 është 3,4 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Në tremujorin e katërt nga viti 2019, rritja më e madhe është vërejtur në sektorët E, ZH dhe Z – Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, korrigjim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, Transport dhe doponim, Objekte për akomodim dhe veprime të servisimit me ushqim nga 8.1 për qind, GjNdërtimtari prej 6.7 për qind dhe S – Informacione dhe komunikime prej 5,7 për qind.

Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë institucionet jopërfituese të cilat i shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt nga viti 2019 rritet në mënyrë nominale për 3,5 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit bruto vendor arrin 62,9 për qind.

Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në mënyrë nominale është ulur për 0,8 për qind.

Desk
By Desk March 6, 2020 22:24