Brazil, mbi 25 000 viktima nga COVID-19 dhe 400 000 raste

Brazil, mbi 25 000 viktima nga COVID-19 dhe 400 000 raste

Kurba e pandemisë së koronavirusit të ri sa vjen e rritet në Brazil duke kaluar pragun simbolik prej 25 000 të vdekur dhe 400 000 raste të konfirmuara.

“Deri tani, vendi më i prekur në Amerikën Latine, Brazili ka regjistruar 25 598 të vdekur nga COVID-19 dhe 411 821 raste të konfirmuara të kontaminimit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e të cilës janë më të ulëta se realiteti, sipas shkencëtarëve.

Me 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar. Rekordi daton më 21 maj me 1 188 të vdekur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 19:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.