Bredli: Shkupi është kundërshtar i rrezikshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:45

Bredli: Shkupi është kundërshtar i rrezikshëm

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, futbollistët e klubit Shkupi nesër në Dublin do të jenë nikoqir të kampionit irlandez Shamrok Rovers në ndeshjen e parë të xhiros së 3-të kualifikuese të Ligës së Evropës.

Një ditë para ndeshjes në stadiumin “Talla” në jug të Dublinit, nikoqirët njoftuan se kapaciteti do të plotësohet maksimalisht, derisa menaxheri i Shamrok, Stiven Bredli tha se mbështetja e tifozëve do të ishte jetike për rezultat të suksesshëm kundër kundërshtarit.

“Ata (Shkupi) mund të jenë ekip shumë i rrezikshëm. Ata kanë katër lojtarë vërtet të rrezikshëm në sulm, dhe ne do të jemi në gjendje të sigurohemi për këtë nesër. Pra, duhet të jemi në nivelin më të lartë për të fituar”, tha Bredli.

“Ata janë vërtet të fortë në pjesën sulmuese të fushës dhe ne duhet të jemi të fokusuar dhe maksimalisht të përqendruar nga fillimi deri në fund të ndeshjes”, shtoi strategu i Shamrok.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 9 gusht në Shkup dhe fituesi do të sigurojë së paku fazën e grupeve në Ligën e Konferencës dhe një ndeshje plej-of me fituesin e duelit mes Karabakut dhe Ferencvarosh për t’u kualifikuar në plej-of të Ligës së Evropës. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.