Bregu: Rajoni edhe njëherë do të arrijë rezultate – hapet Samiti i tretë digjital i Ballkanit Perëndimor

Desk
By Desk November 2, 2020 20:07

Bregu: Rajoni edhe njëherë do të arrijë rezultate – hapet Samiti i tretë digjital i Ballkanit Perëndimor

Samiti i tretë digjital i Ballkanit Perëndimor ishte hapur me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim mbi një plan të rrjetit 5G për transformim digjital dhe shërbime rajonale të interoperabilitet dhe besim për transaksione elektronike në rajon.

Sekretarja përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu tha se është e bindur se rajoni edhe njëherë do të arrijë rezultate.

“Kushdo që të dyshonte se e ardhmja digjitale menjëherë do të paraqitet në jetët tona, tani për tani është i bindur se e ardhja tashmë arriti. Kufizimet e lëvizjes dhe punës sollën rritje të madhe të shkallës së papunësisë në Ballkanin Perëndimor, midis 5 dhe 30 për qind. Investimi në teknologji dhe kalimi në sferën digjitale mund të sjellë ndryshime. Transformimi digjital në rajon mund të sjellë deri te rritja e produktivitetit prej katër për qind”, tha Bregu.

Sipas saj, transofmimi më intensiv digjital është i lidhur me krijimin e vendeve të punës në sektorin përpunues të Ballkanit Perëndimor, ndërsa rritja prej një përqind e shkallës së transformimit digjital përafërsisht përgjigjet në 1,16 për qind rritje të punësimit.

“Të dhënat statistikore tregojnë se një person i moshës midis 16 dhe 64 vjet kalon mesatarisht 6 orë e 42 minuta në Internet. Në rajonin tonë, 69 për qind e njerëzve shfrytëzojnë internet. Këto shifra gjatë gjithë kohës rritnt. Me qëllim që rajoni jonë të hapet drejt transformimit digjital, ashtu që teknologjitë mund të shfrytëzohen për të rimarë veten nga pandemia”, tha Bregu.

Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor është pjesë e planit aksionar shumëvjeçar për rajonin ekonomik rajonal, të mbështetur nga liderët e rajonit në Tërst në vitin 2017.

Samiti i parë digjital i Ballkanit Perëndimor u mbajt në prill të vitit 2018 në Shkup, ndërsa i dyti vitin e kaluar në Beograd. Samiti bazohet në përvojën e dialogut rajonal në nivel të lartë për transformim digjital, në suaza të procesit berlinas.

Desk
By Desk November 2, 2020 20:07