Breshëri plumbash drejt te riut në Mavrovë, policia jep detajet!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 11:48

Breshëri plumbash drejt te riut në Mavrovë, policia jep detajet!

Dje në ora 14.30 është raportuar se në rrugën lokale në Mavrovë-s, Nistrovo vendin e quajtur “Kjumurana”, personi me iniciale K.U. 51 vjecar nga Gostivari, ka gjuajtur me armë drejt personit E.M 24 vjeçar nga fshati Zdunje, ku pas ngjarjes agresori u largua nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Policia ka kapur të dyshuarit duke lëvizur me automobilin “Fiat Panda” me targa italiane, pasi ai u ndalua u gjet arma e tipit “CZ” të kalibrit 7.62 mm, të cilën e mbante pa leje.

Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni Policor Gostivar kanë inspektuar rastin, ku K.U. arrestuar dhe janë marrë të gjthë masat e duhura për zbardhjen e plotë të rastit./Pa Censure

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 11:48