Briken Çalja konfirmohet kampion
Briken Çalja ka arritur të ngrejë 156 kilogramë më stilin e shkëputjes, duke siguruar medaljen e parë të artë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjerogjisë.
Peshëngritësi shqiptar, që është edhe Kampioni në fuqi i Europës, arriti të ngrejë këtë peshë që në provën e dytë, ndërsa në të tretën dështoi të ngrejë 160 kg, por që nuk ndikoi në renditjen finale.
Në këtë mënyrë, Briken Çalja vijon misionin për të mbrojtur titullin kampion Europe për peshën deri në 73 kg, ku edhe konkurron. Aktualisht po vijon garimi në stilin e shtytjes.