Brumë i çmendur, “Mrekulli” që mund të qëndrojë në frigorifer për një javë të tërë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:54

Brumë i çmendur, “Mrekulli” që mund të qëndrojë në frigorifer për një javë të tërë

Nga brumi i çmendur mund të bëni një shumëllojshmëri të produkteve të pjekura.

Brumi i çmendur për shumë është një kujtim i viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur fqinjët shkëmbenin recetat për atë “mrekulli” që mund të qëndronte në frigorifer për një javë, e disa thonë më gjatë. Nëse ju pëlqejnë pastat e shijshme apo të ëmbla, ju sugjerojmë të provoni këtë recetë që funksionon gjithmonë për të gjithë dhe është praktike. Gatuani një brumë të butë me përbërës të lirë dhe keni gjithmonë një pastë gati, edhe për mysafirë të papritur.

Përbërësit:

– 500 ml qumësht të ngrohtë
– 30 g farë buke të freskët
– 1 lugë çaji sheqer
– 1 lugë çaji kripë
– 1,3 kg miell
– 400 ml kos
– 2 të verdha veze
– 100 ml vaj

Përgatitja:

Hidhni në enë 250 ml qumësht të ngrohtë, më pas shtoni sheqerin, një lugë miell dhe thërrmoni majanë. Përziejini mirë dhe lëreni të aktivizohet. Në një enë tjetër përziejmë miellin e mbetur, shtojmë vajin, qumështin e mbetur të ngrohtë, të verdhat e vezëve të rrahura, kosin dhe kripën. Përziejini përbërësit, më pas shtoni majanë e aktivizuar dhe gatuajeni një brumë të butë. E formojmë brumin në formë topth dhe më pas e lyejmë me vaj nga të gjitha anët. Nese deshironi te beni dicka nga brumi atehere e mbuloni dhe e lini te fryhet per 45 minuta, e vendosni ne nje qese qe e keni lyer edhe me vaj. Mund ta ruani në frigorifer deri në një javë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:54