Buçkovski do të përpiqet të rikthejë besimin te marrëveshja me Bullgarinë

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:42

Buçkovski do të përpiqet të rikthejë besimin te marrëveshja me Bullgarinë

Nuk po emërojmë një person teknik, por një ish kryeministër që ka përvojë dhe i njeh mirë marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kështu është shpehur ministri i jashtëm Bujar Osmani, gjatë prezentimit të të emëruarit special për kontestin me Bullgarinë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, për të cilin u shpreh se ka besim në aftësitë dhe përvojën e tij për të tejkaluar këtë problematikë. Osmani tha se qëllimi dhe angazhimi i Qeverisë në këtë fazë është rikthimi i besimit në marrëveshjen për miqësi të cilin ai e sheh si mjetin kryesor për debllokimin e procesit integrues të vendit.

Bujar Osmani, ministër i jashtëm

“Në këtë drejtim, krahas këtyre mekanizmave politik intenca jonë është të përkushtohemi ndaj implementimit të marrëveshjes edhe përmes emërimit të një përfaqësuesi special I cili si detyrë të mandatit të tij do të ketë pikërisht realizimin e çështjeve me interes për dy vendet, të përfshira në marrëveshjen e miqësisë dhe unë do thoja edhe kthimin e besimit në këtë mekanizëm I cili është mjeti më i rëndësishëm në tejkalimine  çështjeve të hapura mes Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë”

Profesori Vllado Buçkovski tha se në fokus do të ketë implementimin e obligimeve që ka marrë vendi nga marrëveshja e nënshkruar me Sofjen zyrtare me qëllim që të dërgojë mesazhin e duhur palës bullgare.

 Vllado Buçkovski, i emëruar special

“Unë shpresoj se me përvojën time, me besimin që e kam edhe në opinionin bullgar do të jem sinjal I qartë për angazhimin e Qevrisë tonë në përmbushjen e detyrimeve të mara nga marrëveshja për bashëkpunim dhe miqësi. Me kënaqësi e pranova këtë sfidë sepse jam I bindur se mund të arrijmë te zgjidhja që do ta debllokojë procesin dhe nga ana tjetër do të jetë në frymën e vlerave evropiane me respektimin e tërësishëm të dinjitetit tonë”

Me emërimin e ish kryeministrit Vlladio Buçkovski, ministri Osmani tha se po mbushet edhe një zbrastirë diplomatike që u krijua pasi vendi nuk ka emëruar ende ambasador në Bullgari.

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:42