Buçkovski: Opozita pati një fushatë çuditërisht të disiplinuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:23

Buçkovski: Opozita pati një fushatë çuditërisht të disiplinuar

“Duhet të jemi të drejtë, opozita pati një fushatë çuditërisht të disiplinuar ku arriti të përfshijë LSDM-në dhe mbi të gjitha kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, të flasë shumë më tepër për tema me rëndësi kombëtare dhe strategjike, e aq më pak për projekte”, tha ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Vllado Buçkovski, për “Click Plus” në TV21.

Ai beson se VMRO-DPMNE ishte e vetëdijshme se përvoja më e madhe që kanë disa nga kryetarët aktualë të komunave të LSDM-së dhe oferta që ishte nga ana tjetër, zgjodhi një strategji që përfundimisht dha fryt.

Ai tha se të gjitha problemet për ndryshimin e mbështetjes ndaj LSDM-së dhe pozitës në pushtet nuk janë të para 3 apo 6 muajve.

Ai shton se edhe atëherë u pa se pas Marrëveshjes së Prespës, si u miratuan ndryshimet kushtetuese, u krijua një tryezë kritike, e mbështetur nga opozita, e cila në elektoratin maqedonas në zgjedhjet e fundit u tregua në favor të VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:23

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...