Buçkovski: Zaev i tradhtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:55

Buçkovski: Zaev i tradhtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

Koordinatori për Marrëdhënie me Bullgarinë, Vllado Buçkovski në paraqitjen e tij të sotme në ClicPlus në TV21 tha se nuk ka qenë e nevojshme dorëheqja e kryeministrit Zaev. Sipas tij, Zaev ndihet i tradhtuar edhe nga premtimet e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Dorëheqja në këto rrethana, duke e marrë parasysh me çka po përballet Republika e Maqedonisë, nuk ka qenë e nevojshme. Do të thotë dorëheqja për humbjen në zgjedhjet lokale nuk ka qenë e nevojshme për shkak se mendoj se Zaev kalkulon se me këtë sakrifikim të tij, ai do të përmirësonte shanset e shtetit tonë…pozicionet viza-vi të Bashkimit Evropian dhe posaçërisht të Bullgarisë, për shkak se mos të harrojmë nuk është hera e parë që Zaev të reagojë në këtë mënyrë, i tradhtuar nga ajo që bashkësia ndërkombëtare para gjithash duhej ta përmbushte”, tha mes tjerash Buçkovski./TV21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:55
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.