Buffon: Keqardhje e madhe, sa bukur nëse kualifikohej edhe Interi

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 20:02

Buffon: Keqardhje e madhe, sa bukur nëse kualifikohej edhe Interi

Juventus, Napoli dhe Atalanta ja dolën të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mirë të Europës, ndërsa Interi dështoi dhe tani do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League.

Humbja përballë Barcelonës është përjetuar keq nga tifozët zikaltër. Njësoj është ndjerë edhe Gianluigi Buffon, legjenda e portës së Juventusit, i cili nuk i kursen urimet për dy skuadrat e tjera që ia dolën.

“Më vjen shumë keq për eliminimin e Interit, do të ishte fantastike për futbollin italian të konkurronte me 4 skuadra në raundin e 1/8 në Champions League. Në pritje të shortit të ditës së hënë, dua t’i bëj komplimentet personale Napolit dhe Atalantës për kualifikimin”, thekson 41-vjeçari i bardhezinjve.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 20:02