Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Bugajski: Nëse bashkohen Kosova dhe Shqipëria, a si do veprojnë shqiptarët e Maqedonisë

Bugajski: Nëse bashkohen Kosova dhe Shqipëria, a si do veprojnë shqiptarët e Maqedonisë

Redaksia 2 vjet ago

Nga Janush Bugajski/

Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndarja e Jugosllavisë, zyrtarët në Beograd kanë provuar mënyra të ndryshme që do t’i zgjidhnin në mënyrë të përhershme marrëdhëniet problematike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe të eliminonin përfundimisht “çështjen e Kosovës”. Fokusi aktual në ndarjen territoriale mund të shihet në këtë këndvështrim strategjik.

Të gjithë udhëheqësit serbë, që nga Sllobodan Milosheviç, i kanë rezistuar idesë së negocimit me autoritetet në Prishtinë, dhe janë dorëzuar vetëm për shkak të presionit nga BE dhe SHBA. Ata preferojnë të merren me Tiranën dhe duke anashkaluar Prishtinën, ata qëllimisht kërkojnë të minojnë legjitimitetin e shtetit të Kosovës dhe zyrtarëve të tij.
Tirana ka rënë ndonjëherë në këtë kurth diplomatik, megjithëse e ka mbështetur vendosmërisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Në nëntor 2014, Kryeministri Edi Rama bëri një vizitë historike në Serbi, e para për një kryeministër shqiptar në 68 vjet, duke i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo u ndoq disa muaj më vonë nga vizita e parë nga një kryeministër serb kur Aleksandar Vuçiç udhëtoi për në Tiranë. Këto vizita janë të rëndësishme për të promovuar stabilitetin rajonal, por ato mund të fshehin dhe një agjendë përçarëse.

Zyrtarët e të dyja partive të mëdha në Tiranë kanë deklaruar periodikisht që ata janë udhëheqësit e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Këto deklarata, të bëra zakonisht gjatë fushatave zgjedhore, mund të bëhen me synimin për të mbështetur komunitetet e ndryshme shqiptare, por ato jo qëllimisht mund të ndihmojnë Beogradin në minimin e pozicionit të Prishtinës. Politikanët në Kosovë nuk duan ndarje me palët e tyre në Tiranë, dhe megjithëse e shikojnë Shqipërinë si mëmëdheun e tyre historik, ata nuk i konsiderojnë politikanët e saj si “vëllezërit më të mëdhenj”.

Beogradi do të marrë në konsideratë pothuajse çdo alternativë për të shmangur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Pasi ka dështuar për riintegrimin e territorit në Serbi apo për ta skualifikuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ai i është kthyer konceptit të një “Shqipërie të Madhe” që do t’i shërbente interesave serbe. Ndarja e Kosovës dhe bashkimi i shumicës së territorit me Shqipërinë do të arrinte disa objektiva.

Së pari, për konsumin e brendshëm, qeveria mund të deklarojë që Serbia në fakt ka përfituar duke marrë zonat me shumicë serbe pa njohur të drejtën e Kosovës për të qene shtet. Këto ndryshime kufijsh sigurisht do të siguronin një kohezion dhe homogjenizim më të madh etnik dhe do tu mundësonte serbëve të përqendroheshin në të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës. Projekti i “Serbisë së Madhe” do të merrte nxitjen më të madhe që nga rënia e Milosheviçit.

Së dyti, për audiencën e BE, Beogradi mund të deklarojë një arritje në stabilizimin e Ballkanit duke farkëtuar një pakt jetëgjatë Beograd-Tiranë. Kjo do ta ndihmonte qeverinë serbe në përparimin e synimit të saj drejt anëtarësimit në BE dhe do tërhiqte dhe Uashingtonin, i cili është në kërkim të zgjidhjeve të përhershme rajonale pas marrëveshjes historike Shkup-Athinë.

Së treti, negociatat për një marrëveshje Beograd-Tiranë, të përshkruara si një traktat historik “ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, do t’i shërbente një objektivi tjetër edhe nëse ata do të dështonin duke provokuar ndarje ndërmjet shqiptarëve në të dy shtetet. Nuk mund të supozohet që marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës do të jenë gjithmonë pa probleme. Një pakënaqësi e fshehur ndaj dominimit gjuhësor dhe kulturor toskë që shprehet herë pas here, mund të dalë në sipërfaqe nëse Kosova ndjen që po trajtohet si një partner i dorës së dytë.

Ka gjithashtu një llogaritje racionale politike në atë që një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Tiranës që anashkalon Prishtinën, mund të lërë mënjanë udhëheqësit e Kosovës dhe te dobësojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Shteti i ri do të shihej thjesht si një provincë e Shqipërisë dhe jo si një partner i barabartë. Mbështetja në Prishtinë për një konfederatë jo të ngurtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës apo një bashkim përmes një procesi të shtyrë nga BE që shkrin kufijtë nuk parashikon aneksim të drejtpërdrejtë.

Një marrëveshje Serbi-Shqipëri gjithashtu mban në vetvete kërcënime për shtetet e tjera fqinje, veçanërisht për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Popullsia shqiptare në jugun e Malit të Zi mund të nxitet për ndarje prej Malit te Zi për “t’ju bashkuar mëmëdheut” dhe të përdoret si një pykë kundër qeverisë në Podgoricë për ta riintegruar Malin e Zi në një shtet më të madh serb. Në Maqedoninë e Veriut, çdo bashkim territorial ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mund të rigjallërojë fantazmat e separatizmit në radhët e popullsisë shqiptare në rrethet perëndimore dhe madje dhe në Shkup.

Në një botë ideale, Shqipëria, Kosova dhe Serbia do të shkonin drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE ku kufijtë do të pushonin së qeni tregues të rëndësishëm të ekskluzivitetit etnik. Por rajoni nuk është ideal dhe vetë Evropa në përgjithësi tani po shkundet nga kërkesa më të mëdha për kufij etnikë.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: VMRO-ja demanton se janë pranuar një pjesë e vërejtjeve për Ligjin e Prokurorisë
Next: Ulet numri i dhenve nga 2.5 milionë në 700 mijë

Të ngjashme

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Redaksia 16 orë ago
aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Redaksia 16 orë ago
158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

Redaksia 19 orë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.