Buhova: Disa qytetarë japin të dhëna të rreme në anketat epidemiologjike

Buhova: Disa qytetarë japin të dhëna të rreme në anketat epidemiologjike

Inspektoriati shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka probleme të caktuara në terren me vendimet për vetë-izolim, tha drejtoresha e ISHSHS Irina Buhova në Top Tema, përckell FLAKA.

“Në raste të caktuara, ndodh që qytetarët të japin të dhëna të rreme për qëndrimin, d.m.th. një adresë ku ata janë në vetë-izolim, japin numrin e gabuar të telefonit dhe inspektorët nga ISHSHS kanë probleme në dorëzimin evendimeve tashmë të përgatitura. Sidoqoftë, kontaktet tona me Ministrinë e Brendshme janë intensifikuar dhe aty ku kemi një problem me ndihmën e tyre, ne i gjejmë qytetarët”, tha Buhova.

Ajo tha se në territorin e të gjithë vendit kemi rreth 20 deri në 25 kllaster, pra familje që janë të lidhura me një studim epidemiologjik mes vete. Numri i njerëzve pozitivë në këto grupime varion nga dy në nëntë. Por ajo vëren se kjo është një çështje e gjallë që me çdo studim të ri të shtuar epidemiologjik, të dhënat po ndryshojnë.

“Në dy javët e fundit ne kemi dhënë 503 për persona pozitiv për izolim në shtëpi dhe trajtimin në shtëpi dhe 1882 në bazë të kontakteve. Për numrin e përgjithshëm të vendimeve të lëshuara, numri është rreth 9,000 nga 16 marsi deri sot”, tha ajo. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 3 Qershor, 2020 21:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.