Bujar Osmani: Ne do të jemi gardian edhe të interesit të Kosovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Gusht, 2022 13:13

Bujar Osmani: Ne do të jemi gardian edhe të interesit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kritikohet shpesh nga opozita dhe një pjesë e opinionistëve maqedonas për aktivitetin e tij diplomatik të cilin e shtrinë edhe për çështjet e hapura të Republikës së Kosovës në rrethana ndërkombëtare.

Edhe si Zv/kryeministër për Çështje Evropiane Osmani sulmohej për të njëjtën arsye. Kujtojmë Osmani atëherë nuk kishte marrë pjesë në një Konferencë të organizuar në B&H, për arsye se aty nuk ishte ftuar Kosova.

Tani si kryediplomat i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kur mori pjesë në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Torino, në maj të këtij viti kërkoi që të pranohet Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, kishte thënë i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Edhe në raport me qëndrimin e Kosovës ndaj Ballkanit të Hapur si iniciativë rajonale, kryediplomati Osmani ka qenë i prerë:

“Nëse e shohim një element se po i bëhet dëm Kosovës, ja unë po e marr përgjegjësinë, po them në emër të Qeverisë, se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e iniciativës. Ne do të jemi gardian i interesit të Kosovës, nëse shohim se ka një dëm për Kosovën, për pavarësinë e saj, për njohjen e ndërsjellë, për rrumbullakimin e shtetformësisë. Ne jemi gardianë të Kosovës. Çfarë duhet tjetër të themi? Ja, po flas edhe në emër të BDI-së, po flas edhe në emër të Qeverisë, ne nuk do të rrimë asnjë minutë në atë iniciativë”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Gusht, 2022 13:13