Bullgaria dhuroi 100 veshje mbrojtëse dhe maska për Ministrinë e Mbrojtjes

Desk
By Desk April 16, 2020 19:35

Bullgaria dhuroi 100 veshje mbrojtëse dhe maska për Ministrinë e Mbrojtjes

Në shenjë solidariteti në luftën kundër përhapjes së pandemisë së Kovid-19, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Bullgarisë dhuroi 100 veshje mbrojtëse dhe maska për përdorim afatgjatë për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Veshja mbrojtëse mund të shfrytëzohet deri në 50 herë, që do të thotë deri në 5.000 ditë pune për personat mjekësorë në linjat e para të luftës. Donacioni iu dorëzua përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të RMV-së sot në mesditë në vendkalimin kufitar Deve Bair nga shefi i kabinetit të ministrit bullgar të Mbrojtjes Ilija Nalbantov”, informojnë nga ambasada e Bullgarisë.

Donacioni, siç qëndron në kumtesë, është fillim i donacioneve të ardhshme nga Republika e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut si shenjë e afërsisë së dy shteteve dhe të solidaritetit evropian dhe euroatlantik.

Desk
By Desk April 16, 2020 19:35