Bullgaria kthen ambasadorin e saj në Sofje dhe ngrin të gjitha projektet ndërshtetërore me Maqedoninë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:10 Updated

Bullgaria kthen ambasadorin e saj në Sofje dhe ngrin të gjitha projektet ndërshtetërore me Maqedoninë

Bullgaria ndalon të gjitha projektet ndërshtetërore me Maqedoninë derisa të marrë dëshmi se zyrtarisht Shkupi respekton të drejtat e bullgarëve te ne. Në të njëjtën kohë, ambasadori bullgar në vendin tonë, Angel Angelov, do të kthehet në Sofje dhe do të qëndrojë atje derisa, sipas vlerësimeve të autoriteteve bullgare, të ndodhë një ndryshim i vërtetë në vendin tonë, përcjell FLAKA.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolai Milkov, i cili foli sot në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin bullgar, do të ishte “cinike të flitet për projekte me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Hristijan Pendikov gjendet në spital.”

Natyrisht, Milkovi nuk e ka humbur rastin të kërcënojë sërish me veto në rrugën evropiane të Maqedonisë, nëse vendi ynë vazhdon të sillet si më parë.

Ai gjithashtu përkujtoi se Bullgaria absolutisht nuk duhet të bëjë asgjë në këtë moment, përveçse të presë nëse Maqedonia do t’i zbatojë detyrimet që ka marrë, nëse dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, duke aluduar në ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë.

“Propozimi në vetvete nuk përcakton afate, ata mund të përmbushin kërkesat e tij në dekadat e ardhshme, por thjesht do të thotë se nuk do të fillojnë negociatat. Kjo varet tërësisht prej tyre. Kur do t’i përmbushin obligimet që i kanë marrë vetë, të cilat janë votuar nga parlamenti i tyre dhe të cilat janë votuar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Milkov. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:10 Updated