Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ka konfirmuar se kanë shtyrë të gjitha aktivitetet e tyre deri më 30 prill.

Pavarësisht se kishte fjalë se që nga java tjetër, kampionati gjerman do të nisë me dyer të mbyllura – DFL nuk ka lënë shumë hapsire për dyshime.

Vetëm pak minuta më parë, ata konfirmuan se për shkak të pandemisë koronavirus, të gjitha aktivitetet futbollistike do të shtyhen deri më 30 prill, transmeton lajmi.net

Megjithatë, kjo nuk është datë përfundimtare.

Nëse përhapja e virusit në Gjermani vazhdon me këto përmasa, atëherë mund të ketë edhe shtyrje të tjera.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 20:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.