Burgu shtëpiak i Janevës “trazoi” shtetin

Burgu shtëpiak i Janevës “trazoi” shtetin

Paraburgimi i Janevës “trazoi” shtetin. Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva e akuzuar në rastin “Reket” është lëshuar në arrest shtëpiak pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa prokurorja publike Vilma Ruskoska e cila e udhëheq rastin paralajmëroi ngritje të hetimit financiar kundër gjykatësve të cilët kanë sjell një vendim të tillë.

“Nuk e di cilët janë gjykatësit. pres ta marr vendimit, por do të ngris hetim financiar”, deklaroi dje Ruskoska

Janeva dje pasdite e lëshoi burgun e “Shutkës” dhe me kapelë në kokë nën shoqërimin e policisë është dërguar në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve në Shkup. Prej atje, Janevën e pret gjykimi i caktuar për më 3 dhjetor.

Masën e paraburgimit e cila iu caktua Janevës dje pasdite e shfuqizoi Gjykata e apelit e cila e pranoi ankesën e saj dhe i caktoi arrest shtëpiak.

“Është ndryshuar vendimi i shkallës së parë dhe i është caktuar masë të arrestit shtëpiak, së bashku me masa të kujdesit”, thonë nga Gjykata e Apelit për MEDIAL-n. Dokumentacioni mjekësor, shtojnë nga Gjykata e Apelit, tregon se edhe me masën e arrestit shtëpiak mund të sigurohet prania e Janevës.

Pasi që mbrëmë Vilma Ruskovska u kërcënua se do të hap hetim financiar kundër gjykatësve të cilët vendosën që ish-prokurorja e PSP-së, Katica Janeva të lëshohet në arrest shtëpiak, nga Gjykata e Apelit për “Fokus” thonë se sot në mëngjes do të mbajë kolegjium, me çka do të dalin me një deklaratë zyrtare para opinionit.

“Në mëngjes do të mbahet kolegjiumi, me çka së shpejti do të ketë deklaratë para opinionit”, tha gjyqtarja Lidija Dimçevska.

Nga Gjykata e Apelit mbrëmë për “Fokus” thanë se aktvendimi i shkallës së parë është kundërshtuar dhe është vendosur masa e arrestit shtëpiak, së bashku me masat paraprake. Dokumentacioni mjekësore, sipas gjyqtarëve të apelit, sugjeruan që masa e arrestit shtëpiak mund të siguronte edhe praninë e Janeva.

Avokati i Katica Janevës, Delo Kadiev, ka thënë se është i befasuar nga deklarata e prokurores Villma Ruskoska e cila ka paralajmëruar se do të inicioj hetim financiar për gjykatësit të cilët sollën vendim që e akuzuara të shkojë në paraburgim shtëpiak.

“Është e pahijshme deklarata e shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion. Edhe prokuroria është palë në procedurë si në mbrojtësit, dhe në këtë mënyrë nuk duhet ta komentoj vendimin gjyqësor. A i bie kjo që ne për gjitha vendimet me të cilat ishte e kënaqur prokuroria dhe paraburgimi vazhdohej, ne të themi se janë vendime kriminale”, ka thënë Kadiev për Fokus.

Ai ka shtuar se Janeva është mbajtur në paraburgim me çdo kusht dhe kjo e ka dëmtuar hetimin.
Për momentin në Gjykatën e Apelit është duke e mbajtur mbledhje e kolegjiumit në të cilën shqyrtohet kërcënimi i prokurores Ruskovska, ndërsa më pas do të ketë komunikatë zyrtare.

Reagoi edhe Zaev. Nuk e di vendimin e gjyqit, por mbetem konzistent në politikat se paraburgimi nuk duhet të jetë dënim pa dallim nëse bëhet fjalë për Katica Janevën, Gruevskin ose kushdo tjetër në shoqëri, ka deklaruar sonte kryeministri Zoran Zaev në emisionin në Televizionin e Maqedonisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me vendimin për caktimin e arrestit shtëpiak për ish prokuroren speciale Katica Janeva, Zaev ka thënë se paraburgimet prej 60, 90, 100, 200 ose 300 ditë janë dënim.

Ai tha se beson në procese efikase gjyqësore ku do të vërtetohet faji dhe përgjegjësi të mbajë personi i dyshuar ose i akuzuar. Sipas tij, nevojitet të ketë vendim pa dallim se si është ai. Tha se nuk e akuzon vetëm gjyqin, por edhe prokurorinë.

“Deri ditën e sotme pyetem se si Gruevski është lënë në atë nen që vepra shpejtë të vjetërsohet, ndërsa tjerat jo, kur të gjithë i dëgjuam bombat se kush e organizoi. Unë nuk e di nëse këtu është gjykata ose prokuroria dhe prandaj flas për gjyqësinë”, ka thënë Zaev.

Ai konsideron se duhet të ketë veting edhe për politikanët edhe në Ministrinë për Punë të Brendshme dhe në gjyqësi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 11:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA