Burime pranë DiCaprios dhe Gigi Hadid konfirmojnë romancën e çiftit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:37

Burime pranë DiCaprios dhe Gigi Hadid konfirmojnë romancën e çiftit

Marrëdhënie në mes të Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid po shkon duke u bërë më e fortë.

Dyshja e famshme tashmë kanë kaluar shumë kohë së bashku sipas burimeve të afërta me çiftin.

Një burim tha për Us Weekly se DiCaprio ka patur gjithmonë një vend të veçantë për modelen dhe se dyshja janë në një romancë.

“Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën” thotë burimi.

“Aktori i “Titanic” dhe modelja janë zyrtarisht në lidhje dhe “kanë shumë miq të përbashkët”, shton burimi, duke vënë në dukje se “të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi”.

Hadid, 27 vjeç dhe DiCaprio, 47 vjeç, kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë në fillim të këtij muaji duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës.

Dyshja u pa me njëri-tjetrin në Casa Cipriani dhe “dukeshin shumë flirtues”, sipas një burimi.

“Ata ishin ulur në dhomën e ngrënies, ishin të afërt dhe po kalonin një natë argëtuese me njëri-tjetrin”, përshkroi burimi.

“Gigi mbërriti në Casa Cipriani pak kohë pas Leos. Atyre u pëlqen të shkojnë atje sepse mund të jenë privatë dhe të mos shqetësohen për fotot që u bëhen ose njerëzit që i vërejnë shumë. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi”, tha një tjetër burim për takimin e tyre.

Dalja erdhi pasi një burim konfirmoi se modelja dhe aktori fitues i “Oscar” janë duke u takuar “dhe me njëri-tjetrin”.

Romanca e DiCaprios dhe Hadid vjen pak më shumë se një muaj pasi u konfirmua se aktori i dha fund lidhjes me Camila Morrone. Dyshja u ndanë në gusht, pas katër vitesh lidhje.

Një lidhje e mundshme me DiCaprion, do të ishte romanca e parë publike e Hadidit që nga ndarja me ish të dashurin dhe babanë e fëmijës së saj, Zayn Malik, në vitin 2021.

Gjatë fundjavës, modelja festoi ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, Khai, dhe etiketoi Malik në postim.

“Vajza jonë engjëll mbushi dy vjeç sot,” shkroi Hadid, duke treguar një tortë me ngjyra të ndezura. Ajo më vonë zbuloi në Instagram se Malik organizoi festën./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:37