Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Bursa për nxënësit që zgjedhin shkollat profesionale

Bursa për nxënësit që zgjedhin shkollat profesionale

Redaksia

Zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani, për gazetën KOHA, ka deklaruar se gjatë vitit të fundit – MASH ka bërë analiza se në cilat rajone çfarë drejtime të reja profesionale duhet të hapen dhe në bazë të rezultateve të fituara nga analiza, kanë vepruar në rajonet ku është kërkuar hapja e drejtimeve të reja.

Është publikuar konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për regjistrimin e nxënëseve filloristë në shkollat e mesme. Në këtë konkurs janë paraparë 30.053 vende të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme. Nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira, 19.602 vende të lira janë në arsimin profesional në 604 paralele, derisa 9261 vende të lira për nxënësit janë në gjimnaze në 274 paralele dhe 1190 vende të lira për nxënësit në 35 paralele në shkollat e artit, akademive sportive dhe në gjimnazin matematikor-informatikë.

Ndërkohë, në bazë të përvojës dhe të gjitha raporteve të publikuara deri më tani, regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike ka disbalancë mes drejtimeve profesionale dhe gjimnazeve. Kryesisht, nxënësit pas mbarimit të shkollës fillore, preferojnë të vazhdojnë shkollimin e tyre të mesëm në gjimnaz, ekonomi apo mjekësi. Derisa drejtimet tjera profesionale me vështirësi apo edhe shpeshherë nuk mbushin numrin e nevojshëm për hapjen e paraleles. Përkundër faktit që Ministria e Arsimit, bashkë me Komunat, kompanitë private dhe organizata të ndryshme vazhdimisht promovojnë të mirat e shkollimit të mesëm profesional, përsëri në shoqëri ekzistojnë stereotipa të ndryshme se shkollat profesionale janë vetëm për nxënësit e dobët. Si pasojë e kësaj, ka ardhur deri aty që gjimnazet të kenë paralele dhe nxënës më shumë, ndërsa në anën tjetër – shkollat profesionale me vështirësi të madhe plotësojnë numrin e kërkuar për paralele, në përjashtim të drejtimit të mjekësisë në të cilin ka konkurrencë të madhe.

Zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani, për gazetën KOHA, ka deklaruar se gjatë vitit të fundit – MASH ka bërë analiza se në cilat rajone çfarë drejtime të reja profesionale duhet të hapen dhe në bazë të rezultateve të fituara nga analiza, kanë vepruar në rajonet ku është kërkuar hapja e drejtimeve të reja. “Gjithashtu, dy muaj me radhë kemi realizuar takime publike me autoritet komunale dhe kompanitë private në të gjitha rajonet e vendit, ku kemi diskutuar për nevojën të cilën e ka tregu i punës për profesione të reja. Nga këto takime ka rezultuar hapja e 90 paraleleve të reja në të gjithë vendin”, shtoi Shabani. Sipas tij, nxënësit që regjistrohen në shkolla profesionale do të kenë mundësi të kryejnë punë praktike në disa nga kompanitë më të mëdha të vendit dhe kështu – të përfitojnë materialisht nga kompania në fjalë varësisht se si do ta rregulloj ligji. Ai, në fund tha se këtë vit kanë rritur numrin e dhënies së bursave për nxënësit e shkollave të mesme.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, deklaroi se në fokus është arsimi i mesëm profesional dhe bëri thirrje që nxënësit ta zgjedhin atë, sepse siç tha, është arsim i së tashmes dhe i së ardhmes. Që të motivohen nxënësit të regjistrohen në shkolla të mesme profesionale, janë vendosur edhe bursa. Siç kumtoi Carovska, 1500 nxënës të cilët do të regjistrohen në paralele për arsim profesional me kohë të zgjatur të kaluar në mësim praktik në kompani do të marrin nga 3500 denarë në muaj gjatë vitit mësimor, 500 nxënës në vit të parë të arsimit trevjeçar gjithashtu do të marrin nga 3500 denarë në muaj, ndërsa për 200 nxënës nga vitet e para nga programet mësimore në profesionin elektroteknik, makinerik, ndërtimor, hotelierik, veterinari, tekstil, lëkurë, do të sigurohet burse prej 2.200 denarëve.

Sipas njohëseve të arsimit, është fatkeqësi që nxënësit nuk vazhdojnë shkollimin e tyre në shkollat profesionale por shkojnë vetëm në gjimnaz. Sipas tyre, sot shkollat profesionale kanë vlerë shumë më shumë sesa gjimnazi, e cila është stërmbushur me nxënës. Gjithashtu, ata thonë se përveç mos promovimit të mjaftueshëm nga ana e MASH-it, faji kryesor qëndron te prindërit të cilët nuk angazhohen sa duhet për të parë aftësitë e fëmijëve të tyre dhe nuk dëgjojnë këshillat e arsimtarëve dhe profesionistëve për regjistrim dhe prapë kanë për prioritet gjimnazin dhe mjekësinë. Ndryshe, iniciativa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për promovimin e arsimit të mesëm profesional është emëruar “Mëso me mend, puno profesionalisht”, ndërsa filloi me ndryshimin e politikave gjatë regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme dhe programet mësimore. Ekspertët dhe njohësit e arsimit vazhdimisht kanë bërë thirrje deri te prindërit që fëmijët t’i regjistrojnë në shkolla profesionale, sepse një arsim i mesëm profesional – është më i sigurt për të ardhmen e tyre.

Continue Reading

Previous: Seancë e Shtabit të Përgjithshëm për menaxhim me kriza pranë QMK-së
Next: VMRO përplaset për emrat e rrugëve

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.