Bursat europiane fillojnë reagimin pozitiv përballë COVID-19

Desk
By Desk March 3, 2020 20:32

Bursat europiane fillojnë reagimin pozitiv përballë COVID-19

Bursat europiane vazhdojnë rritje pozitive me Milanon (+ 0,9%), ku rritja pasqyrohet edhe në sektorin e linjave ajrore, të cilat shënuan një rritje me (+5%).

Investitorët vëzhgojnë lëvizjet e qeverive dhe bankave qendrore për t’u marrë me dëmtimin e koronavirusit në ekonominë globale.

Ja disa nga vlerat e aksioneve që u regjistruan këtë ditë në disa qytete të botës: Frankfurti (+ 2,6%), Madridi (+ 2,5%), Londra (+ 2,1%) dhe Parisi (+ 2%), të gjitha me trend pozitiv.

Indekset e kapitalit evropian mbështeten nga sektorët e hi-tech (+ 3,1%) dhe farmaceutikë (+ 2,7%). Sektori i linjave ajrore ka shënuar rritje me (+ 5%) për Lufthansën (+ 9%), Air France (+ 6%), Ryanair dhe easyJet (+ 3,2%).

Desk
By Desk March 3, 2020 20:32