Bushati: Dorëzimi i mandateve të opozitës, i pa precedent

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:43

Bushati: Dorëzimi i mandateve të opozitës, i pa precedent

“Dorëzimi i mandateve të opozitës i pa precedent edhe për Venezuelën”, ka deklaruar sot në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati, ndërsa ka mbështetu propozimin e Damian Gjiknurit për të bashkëpunuar me opozitën politike për reformën zgjedhore.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bushati tha se “raportimi i institucioneve që japin llogari para Kuvend është normale, por në situatën që ne jetojmë , qoftë raportimi i KQZ-së, apo debate të natyrave të ndryshme që u shfaqën në lidhje me përmirësimin e sistemit zgjedhor, sot marrin një vëmendje të posaçme”.

“Politika shqiptare për herë të parë është një një situatë të pa precedent, përgjithësisht kemi qenë shpesh në rrethrrotullime, kemi gjetur tabelën për të dalë, por për herë të para në historinë e pluralizmit të Shqipërisë dy parti parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, mandatet e dhëna nga populli. Normalisht është një situatë e pa precedent jo vetëm për demokracitë e reja në Europën Jug Lindore, por edhe për vende me regjime despotike siç është rasti i Venezuelës. Nuk ka një mendje racionale qoftë shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar djegien e mandateve si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar, qoftë rrëzimin e  një qeverisë, rrëzimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ai.

Bushati me tej theksoi faktin se parlamenti është legjitim dhe zgjedhjet e 2017 u organizuar në një qeveri të përbashkët pozitë-opozitë dhe të certifikuara nga OSBE/ODIR.

“Aq më tepër kur ky kuvend u konstatua në zgjedhjet e 2017 të cilat u organizuan nga një qeveri e përbashkët dhe institucionet kyçe u drejtuan nga opozita. Ky ky kuvend u  pranua pas zgjedhjeve të 2017 edhe nga opozita. Është ky Kuvend që ka marrë certifikatën e OSBE/ODIR dhe të gjithë e kemi pranuar se këto institucione  janë autoriteti i pa diskutueshëm porsa i përket standardeve zgjedhore”, tha Bushati.

Duke folur për protestën e opozitës, Bushati tha se “megjithatë nuk  mund ta mohojmë faktin se boja, vezë, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë dhe sot në rrugë janë zëvendësuar nga kapsollat, përplasja e muskujve  gabimisht me policinë dhe te baltosja e institucioneve të shteti”.

“Duke  dalë nga parlamenti, jam i bindur se opozita ka dëshmuar një lloj frike të një lloj kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogant. Kjo nuk mund të na bëjë që të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestën e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse ne jemi Partia Socialite e Shqipërisë, ne jemi socialist demokratë progresistë. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri me të drejtë për fëmijët tanë por dhe për fëmijët e opozitës që mungon në sallë”, tha ai.

Më tej, Bushati theksoi se mbështes propozimin e Gjiknurit për bashkëpunim me opozitën për reformën zgjedhore.

“Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për t’ju ofruar një hapësirë më të madhe gjithë aktorëve politike sepse demokracinë  nuk e konceptoj si procedura të thjeshtë, demokracia procedurë është zëvendësimi formal i listës të PD-së dhe LSI, por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijimi mundësinë për një marrëveshje  të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës qoftë me opozitë parlamentare por mbi të gjitha me opozitë politike, besoj se është shprehja me e lartë e ndërgjegjësimit që ka PS për fatet e demokracisë dhe Shqipërisë”, tha Bushati.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:43