Bushati në Kuvend: Po përjetojmë krizë vlerash

Bushati në Kuvend: Po përjetojmë krizë vlerash

Nga foltorja e kuvendit deputeti Ditmir Bushati ngriti shqetësimin për situatën në të cilën po kalon vendi: Krizë vlerash, grykësi, pafytyrësi dhe përqëndrim i të ardhurave për një grusht njerëzish.

 

Bushati bëri thirrje për dakordësi për të përcaktuar qëllimet e shtetit për shumë vite më tej.

“Po përjetojmë krizës vlerash, jo nga mungesa e të mirave por nga mpirja që sjell mungesa e shpresës. Vjen nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash”

Po përjetojmë krizës vlerash, jo nga mungesa e të mirave por nga mpirja që sjell mungesa e shpresës. Vjen nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash”

Na duhet të ndërtojmë një sistem vlerash ..nuk mund të përdorim patriotizëm fals. Na duhet të biem dakord bashkë e të përcaktojmë cilat janë qëllimet e vendit tonë… ku do të jetë Shqipëria dhe çfarë toke do të jetë

Izraeli një vend në mes shkretëtirës është vendi më i zhvillur në botë, sepse izraelitët vendosën një qëllim. Një objektiv kërkuan që vendin e tyre ta bëjnë vendin e dijes, transmeton oranews.

Janë të domosdoshme objektivat që duhet të përcaktojë një kombi janë të domosdoshme dhe në këto objektiva duhet të përfshihet dhe diaspora.

Miq mos harroni Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë mund të jetojë dhe 500 vite të tjera..po ne a do ja falim vetes. Nëse ne do ia falim vetes çfarë do të thonë fëmijët tanë.

…Nuk është cështje e majte e djathtë.. më shqetëson përqëndrimi i të ardhurave në një grusht njerëzish.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 20:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...