Buxheti 2021: Mbi 11 miliard den financa për armatën

Redaksia
By Redaksia 28 Nëntor, 2020 19:47

Buxheti 2021: Mbi 11 miliard den financa për armatën

Për dallim nga vitet e kaluara buxheti i mbrojtjes rritet për 0.2% të prodhimit të brendshëm vendor. Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tha se kjo rritje do të vazhdojë edhe dy vitet në vazhdim deri sa të arrihet niveli prej 2%.

“Një pjesë e rëndësishme në punën tonë në vitin 2021 është të vazhdojmë procesin e furnzimit dhe modernizimin e armatës. Mjetet për modernizim të armatës janë rritur për 38% në krahasim me vitin 2020 dhe kapin shifrën rreth 2.8 milirad denarë, që paraqet 25% të buxhetit. Kjo është shenjë e mirë se me të vërtetë investojnë në gjeneratën e ardhshme të armatës që do ti ngjajë një vendi anëtarë të NATO-s”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Sipas Sheqerinskës tre vitet e kaluara fokusi ishte gjendja me personelin dhe vitin që vjen 4 miliard denarë i dedikohen pagave, parashikohen 270 punësime të ushtarëve profesionalë dhe 54 oficerëve të rinjë.

Planifikohen të ndahen edhe bursa për ngritje profesionale. do të investohet edhe në misionet paqësore ndërkombëtare si dhe në modernizimin e kazermave. Krivollaku pritet të shëndorhet në qendër trajnimi i NATO-s në vend./Tvm2

Redaksia
By Redaksia 28 Nëntor, 2020 19:47