Buxheti 2023, Besimi: Favorizojmë investimet kapitale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:45

Buxheti 2023, Besimi: Favorizojmë investimet kapitale

Rreth 5.3 miliard euro peshon propozim-buxheti i vitit 2023, që paraqet buxhetin historik më të lartë, me të cilin synohet ballafaqimi me krizën energjetike dhe inflacionin, krijimi i kushteve për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të qëndrueshme. Ministri i financave, Fatmir Besimi, tha se Qeveria mbetet e përkushtuar për konsolidimin gradual fiskal, i cili nuk do të ndikojë negativisht në aktivitetin ekonomik.

“Sigurojmë konsolidim fiskal, sigurojmë gjithashtu realizim të vazhdueshëm të ndryshimeve dhe obligimeve ligjore që dalin në funksionimin e institucioneve të shtetit. Një kontiuinitet për disiplinën në aspekt të shfrytëzimit të mjeteve buxhetore. Ndryshimi i strukturës së shpenzimeve në favor të investimeve kapitale. Përkrahje e investimeve vendore, politikat që kanë të bëjnë me këtë.”,- tha ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi.

VMRO-DPMNE: Buxheti joreal, “tullumbace” që do plasë shpejt

VMRO-DPMNE këtë propozim buxhet e quan joreal, inflatore dhe e fryrë si tullumbace, e është çështje kohe para se të shpërthejë.

“Ky është buxhet me deficit të lartë buxhetor, prej 4.6% apo 700 milion euro, që do të sjell borxh të madh publik prej 64.4% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Në pyetje vihet konsolidimi fiskal, përkatësisht ajo se a do të mundet që shteti ti paguaj detyrimet që ka.”,- u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Rritje reale ekonomike në kohë krize

Nga pushteti thonë se bëhet fjalë për buxhet që synon një rritje të qëndrueshme ekonomike në kohë krize.

“Përmirësimi i pagesave të të hyrave buxhetore përmes masave për uljen e ekonomisë së zezë. Megjithatë edhe masa për parandalimin e korrupsionit. Shkurtimi i shpenzimeve jo-produktive. Mbështetje më e madhe për sektorin privat si dhe targetim i saktë i mbështetjes për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.”,- theksoi Marija Georgievska nga LSDM.

Të ardhurat e përgjithshme në propozim buxhetin e vitit 2023 janë planifikuar në nivel prej 282 miliard denarëve dhe janë më të larta për 14.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë në nivel prej 324.8 miliard denarë apo për 12.8% më të larta se viti 2022. Rritja ekonomike është projektuar në 2.9%, kurse inflacioni në 7.1%. Për propozim buxhetin janë dorëzuar mbi 250 amendamente.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare