Buxheti i Prokurorisë, Ministria dhe partitë të pakoordinuara

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 31, 2019 20:10

Buxheti i Prokurorisë, Ministria dhe partitë të pakoordinuara

Grupet punës presin Ministrinë e Financave, ndërsa kjo e fundit pret konsensusin mes pushtetit dhe opozitës. Rritja e buxhetit për Prokurorinë Publike i gjen palët të pakoordinuara. Zëvendësministrja e Financave, Shyrete Elezi thotë se buxheti mund të rritet vetëm nëse palët adresojnë nevojën për rritje buxheti para hartimit të rebalancit.

Kërkesat e reja duhet bërë para se të votohet buxheti i ri. Shpresoj se kërkesat e reja të cilat do të duhet përfshirë, palët do t’i adresojnë në kohë”-tha Shyrete Elezi, zëvendësministre e Financave.

Në takimin e fundit grupet e punës diskutuan për rritjen e buxhetit. Opozita kërkon 0.8 për qind buxhet për Prokurorinë Publike, pushteti ofron vetëm 0.5. Lidhur më përgjegjësinë e Prokurorisë Publike dhe prokurorëve në veçanti, VMRO-DPMNE-ja e cila akuzon kryeprokurorin Lubomir Joveski për mos procedimin e denoncimeve për keqpërdorime, propozon që kryeprokurorit t’i kalojnë të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Të pyetur se si i besojnë një prokurori i cili sipas tyre nuk procedon denoncimet, nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se Joveski nuk është i përhershëm, duke lënë të kuptohet që pas miratimit të ligjit, nuk përjashtohet edhe ndryshimi i kryeprokurorit.

 Nuk është ideja vetëm te sjellja e ligjeve, por edhe te zbatimi i tyre. Në propozim nuk ekzistojnë zgjidhje individuale. Joveski për momentin është kryeprokuror”-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Takimet e grupeve të punës vazhdojnë të enjten, ku jo zyrtarisht mësohet se palët do të negociojnë për fatin e lëndëve të Speciales.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 31, 2019 20:10