Buxheti për 2024-ën në Komision: Zhvillimor apo parazgjedhor?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:27

Buxheti për 2024-ën në Komision: Zhvillimor apo parazgjedhor?

Propozimi i buxhetit për vitin 2024 është projektuar sipas nevojave të qytetarëve dhe kompanive. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, e mbrojti projektbuxhetin para deputetëve dhe kërkoi miratimin e tij në mënyrë që vendi të vazhdojë të zhvillohet, ekonomia të rritet dhe qytetarët të kenë një standard më të mirë, përcjell FLAKA.

Besimi pret që vitin e ardhshëm investimet kapitale të jenë në nivel rekord të realizimit dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohet deficiti buxhetor.

“Gjithmonë e rëndësishme është se në linjat kryesore, politikat kryesore tregojnë se rritja e shpenzimeve është më e ulët se të ardhurat. Na jep një mundësi për të ulur deficitin. Ajo që është e rëndësishme në strukturë, janë disa gjëra që janë të përcaktuara me ligj dhe cilën strukturë e ndjekim dhe ndryshon në afat të mesëm dhe afatgjatë”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Opozita akuzon se në një vit zgjedhor qeveria planifikon të shpenzojë paratë publike për marketing politik. Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE thotë se po shkurtohen mjete të mëdha për të rinjtë dhe po shtohen paratë për qëllime joproduktive.

“Presidenti Stevo Pendarovski këtë vit do të shpenzojë pesë milionë denarë më shumë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë e rrit artikullin për 15 milionë denarë, ndërsa kujdes artikulli për riparime dhe mirëmbajtje të vazhdueshme rritet për 539 për qind ose 27 milionë denarë. Zëri i shërbimeve me kontratë është më i lartë për 269 milionë denarë fantastike ose plot 40 për qind. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta e rrit artikullin për katering për 17 milionë denarë ose për 23 për qind”, tha Stojanovski.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit janë dorëzuar 272 amendamente, 250 janë të VMRO-DPMNE-së dhe pjesa tjetër nga partitë opozitare nga blloku shqiptar. Ndryshe, për vitin 2024, qeveria planifikon të mbledhë pesë miliardë euro dhe të shpenzojë pesë miliardë e gjysmë euro. Deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 3.4 për qind. Sipas parashikimeve të qeverisë, rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 3.4%, ndërsa inflacioni vjetor parashikohet në nivelin 3.6%. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare