Buxheti për kulturën u zvogëlua për 10%

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 22:00

Buxheti për kulturën u zvogëlua për 10%

Buxheti për kulturën për vitin 2021 është 53 milion euro, prej të cilave 15.5 milion euro janë ndarë për projekte me interes kombëtar, bën të ditur ministrja e kulturës, Irena Stefoska. Buxheti për kulturën në raport me të gjithë buxhetin e shtetit është 1.23% dhe krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar me 10%.

Zvogëlimi i buxhetit është rezultat i pandemisë dhe buxheti është parashikuar në përputhje me krizën shëndetësore, tha ministrja Sefoska.

“Fondet për kulturën janë prerë, por ato janë shkurtuar në të gjitha ministritë, sepse për momentin po përballemi me një sfidë shëndetësore, kapërcimi më i shpejtë i të cilit është në interes të të gjithë qytetarëve. Në periudhën e kaluar të krizës së Koronës, departamenti i kulturës ka fituar më shumë përvoja.”,- deklaroi ministrja e kulturës, Irena Stefoska.

Stefoska theksoi se më shumë fonde me projekt-buxhetin për vitin 2021 janë ndarë për pagat në kulturë dhe mjetet janë alokuar për mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve kombëtare mbi 30 vjeç, softuer dhe pajisje për funksionimin modern të institucionit, si dhe programin e ri për mbrojtja e trashëgimisë kulturore për të cilën janë ndarë 12 milion denarë. (TVM2)

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 22:00