Byrek në formë keku

Byrek në formë keku

1 pako peta, Djathë të bardhë, Djathë të verdhë, Proshutë / sallam, Speca (jeshil dhe të kuq), Kërpudha, 100 gr gjalpë, 2 kokrra vezë 1 gotë qumësht, Kripë, piper.

Përgatitje

Lyejmë mirë me gjalpë një tavë në formë keku. Përziejmë të gjithë përbërësit në një tas (përveç vezëve me qumështin). Marrim 2 e nga 2 petët dhe bëjmë shtresën e parë të byrekut. Vendosim mbushje, mbi mbushje vendosim 2 petë të tjera duke i rrudhusor. Përsëri mbushje, përsëri petë dhe kështu me rradhë derisa të mbushet tava. Në fund rrahim vezët me qumështin dhe ia hedhim byrekut sipër. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 1 orë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2019 22:48
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.