Bytyqi: Me masën e pagës minimale synojmë 250,000 punonjës dhe 35,000 ndërmarrje

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 21:44

Bytyqi: Me masën e pagës minimale synojmë 250,000 punonjës dhe 35,000 ndërmarrje

Masat e qeverisë për të trajtuar krizën ekonomike nga koronavirusi kanë për qëllim ekonominë, por shumë më tepër që punëtorët, të mbajnë punët e tyre dhe të fitojnë të ardhura të mira derisa të mbaron kriza, tha kryetari i Komitetit të Financave të LSDM-së, Fatmir Bytyqi për TV 24, përcjell FLAKA.

“Në grupin e parë të masave ne i ndihmuam së pari ata sektorë që ishin të parët që u goditën. Grupi i dytë i masave tashmë është për të gjitha kompanive. Rreth 87 përqind e kompanive kanë të drejtë të aplikojnë për këto masa. Vetëm masa e pagës minimale prej 14.500 denarë synon rreth 250,000 vende pune dhe synon 35,000 ndërmarrje”, tha Bytyqi.

Një mbështetje e tillë, shtoi Bytyqi, do të sigurohet në kushte të caktuara, që do të thotë se kompanitë do të duhet të dëshmojnë se të ardhurat e tyre janë zvogëluar dhe prekur nga kriza. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 21:44