Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 19:54

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë!

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka kritikuar kryetarin e opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski për kushtet që ka kërkuar sot gjatë takimit me kryeministrin Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese. Ai thotë se me këto kushte, Mickoski po kushtëzon qytetarët e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, por LSDM-ja nuk do ta lejojë një gjë të tillë të ndodhë.

“Ne nuk do ta lejojmë atë. Ai, pa dyshim e njohu dorën e shtrirë të socialdemokratëve dhe u kap në pavetëdije përpara vendimeve që duhet marrë për rrugën tonë evropiane, dhe për të satën herë përsëri kushtëzon. Më herët, të tjerët nga jashtë na vendosnin kushte. Tani Mickoski në emër të VMRO-DPMNE-së i vendos kushte Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë që të mbështesin rrugën evropiane të vendit. A është ky patriotizëm? Jo, është një përpjekje për të ardhur në pushtet dhe më pas për të shpikur kushte të reja dhe bllokada të reja. Prandaj jemi të kujdesshëm, nuk do ta lejojmë të luajë me shansin evropian që i ofrohet popullit tonë.”- shkruan Bytyqi.

Bytyqi shton më tej se Mickoski duke kërkuar garanci nga BE-ja dhe një paktë ekonomike nuk është në dijeni, ose bën sikur nuk di, se veçse BE-ja ka shpallur një plan të tillë dhe se përfitimet me futjen në BE do të ishin të garantuara.

“Në pamundësi për të parë përtej horizontit të interesave partiake dhe personale, Mickoski ende thotë se përveç të gjitha garancive nga BE-ja do të kishte kërkuar edhe një paketë ekonomike për vendin. Nuk e di nëse ai nuk e di apo po bën sikur nuk e di se një plan i tillë i ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut u shpall nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lajen në GLOBSEK në Bratislavë. Mesazhet nga plani i ri ekonomik janë të qarta: Plotësimi i Kushtetutës menjëherë për rritje ekonomike, sepse Maqedonia e Veriut në zona të caktuara fiton qasje në tregun e përbashkët të BE-së prej 500 milionë konsumatorë për kompanitë e Maqedonisë, gjë që hap opsione shtesë për investime dhe prodhim të ri në një shkallë më të madhe.”- thotë Mickoski.

Bytyqi e përfundon shkrimin e tij se Mickoski se VMRO-DMPNE-ja dhe Mickoski mund të rrezikojë izolimin e vendit.

“Të gjitha këto, dhe shumë më tepër se kaq, Mickoski mund t’i rrezikojë me refuzimin e qeverisë së unitetit, qeverisë së integrimit. Mickoski kushtëzon. VMRO-DPMNE-ja a kushtëzon? A ka fuqi VMRO-DPMNE-ja të ngrihet mbi veten dhe përfundimisht të qëndrojë kundër kushteve, gjegjësisht PËR integrimin e Maqedonisë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE? VMRO-DPMNE-ja le të vendosë vetë, sepse vendimi ynë është i qartë. Nuk ka asnjë anulim apo alternativë për takime dhe dialog në institucione, sidomos në Kuvend kur është në pyetje mundësia e fitores së qytetarëve të Maqedonisë, për vendin tonë.”- përfundon Bytyqi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 19:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.