Bytyqi: Qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:46

Bytyqi: Qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë ka filluar procedura për sigurim të ngrohjes qendrore për qytetarët e Shkupit dhe komunave në kuadër të saj.

Në vazhdën e kësaj, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka premtuar – qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Sapo ka përfunduar seanca e Qeverisë ku është sjell vendim që të fillojë procedura që siguron zgjidhjen e problemit për sigurim të ngrohjes qendrore. Radiatorët e qytetarëve tanë të qytetit të Shkupit dhe komunave, do të mbeten të ngrohta deri në fund të sezonit të ngrohjes. Ditëve në vijim kishte prevenime se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi. Por, edhe pse sigurimi i ngrohjes qendrore është shërbim publik dhe duhet nga qyteti i Shkupit të sigurohet, por, sërish, qytetarët janë në vend të parë dhe këtë e bëri Qeveria”, tha Bytyqi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:46
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.