Cafu: Endricku, shpresa më e madhe braziliane e viteve që po vijnë

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:45

Cafu: Endricku, shpresa më e madhe braziliane e viteve që po vijnë

Legjenda e Brazilit, Cafu, ka thënë që i mban shpresat te talenti Endrick si figura më e re kryesore e futbollit brazilian.

Lojtari premtues iu bashkua Real Madridit vitin e kaluar mirëpo tek sivjet do të ketë mundësinë të debutojë për Mbretërit.

“Ai mund të bëhet shpresa jonë më e madhe, ylli ynë më i madh, idhulli më i madh i dhjetë vjetëve të fundit”, ka thënë Endricku për O Estado de S. Paulo.

“Ai do t’ia dalë shumë mirë te Real Madridi, sepse aty do të takojë lojtarë të rinj tashmë të dëshmuar, si Rodrygoja dhe Vinicius Juniori”.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare