Cakaj, shteteve të tjera: Njiheni Kosovën, të bëhet anëtare e OKB-së

Desk
By Desk May 8, 2020 22:57

Cakaj, shteteve të tjera: Njiheni Kosovën, të bëhet anëtare e OKB-së

Pavarësisht reagimeve të mundshme nga Serbia, Kina dhe Rusia, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mbështetir rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, me qëllim diskutimin e zhvillimeve politike të ndodhura në këto 75 vite, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

“U bëj thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Cakaj, krahas theksit të vënë tek Shqipëria dhe atributet e saj në organizatat ndërkombëtare, në kohën e limituar prej vetëm 3 minutash, foli edhe për Kandidaturën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023, duke theskuar se është një nga çështjet më të rëndësishme aktuale të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Desk
By Desk May 8, 2020 22:57