Cakaj: Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Desk
By Desk March 3, 2020 11:15

Cakaj: Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook, bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlić-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

Kryediplomati informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit.

“Kjo nismë do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti.” – theksoi Cakaj në përmbyllje të statusit të tij.

 
 

Top Channel

Desk
By Desk March 3, 2020 11:15