Caktimi i datës për bisedime me BE-në, Zaev: Prolongimi i bisedimeve, mundësi për palët e treta

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:12

Caktimi i datës për bisedime me BE-në, Zaev: Prolongimi i bisedimeve, mundësi për palët e treta

Kryeministri, Zoran Zaev, u drejtoi porosi të qartë liderëve europianë që të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj europian.
Në takimin me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Frans Timermans, në Bruksel, Zaev ka thënë se vendimi pozitiv i liderëve europian për nisjen e bisedimeve do të ishte përgjigje logjike për njohjen e angazhimeve të deritanishme dhe nxitje në vazhdimin e reformave me qëllim arritjen e standardeve europiane.
Sipas Zaevit, çdo prolongim i bisedimeve do t’u krijonte hapësirë palëve të treta të ndikojnë, e të cilat nuk kanë prioritet vlerat demokratike.
Ndërkaq, nënkryetari i Komisionit Europian, Timermans, ka theksuar se arritjet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut meritojnë çdo respekt, andaj vendi ka mbështetje të fuqishme nga institucionet europiane dhe pjesa më e madhe e vendeve anëtare që të fillojë procesin negociues.
Zaev në Bruksel ka takuar eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe kryetarin e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Në mbledhjen e partisë së Socialistëve Europianë, kryeministri takoi kryetarin e parlamentit evropian, Sasoli.
Përfaqësuesit e Partisë së Socialistëve Europianë ftuan BE-në që të vendosë për caktimin e datës për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pasi kjo është e rëndësishme për qytetarët e vendit, për rezultatet e arritura në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Vendimi pozitiv, sipas tyre, është i rëndësishëm edhe për kredibilitetin e vetë BE-së.
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:12