Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Caktohet data për inaugurimin e autostradës Prishtinë – Shkup

Caktohet data për inaugurimin e autostradës Prishtinë – Shkup

Redaksia 2 vjet ago

Është caktuar data për inaugurimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë së Kosovës nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, përcjell Express.

Sipas njoftimit të dërguar nga Qeveria e Kosovës, për pikat që u biseduan e miratuan në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë, u tha se kryeministri i Kosovës, kishte pyetur për afatin e përfundimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.
Data e inaugurimit është 29 maj.

“…kryeministri ka marrë përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj, ndërsa për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt’, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje gjithashtu për të gjitha institucionet e Kosovës që kanë qenë të angazhuara në riatdhesimin e shtetasve kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.

Në këtë kontekst ka falënderuar edhe mbështetjen e qeverisë amerikane në realizimin e suksesshëm të këtij operacioni. Kryeministri Haradinaj po ashtu ka vlerësuar se institucionet kanë përmbushur obligimet veta kushtetuese ndaj qytetarëve të vet dhe do të vazhdojnë të trajtojnë me seriozitet risocializimin e të kthyerve në shoqërinë tonë.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar gjithashtu edhe faktin se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe miratimi i Udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Plotësim ndryshimet e udhëzimit rregullojnë mundësinë stimuluese të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të gruas dhe burrit në të drejtën e pronës së paluajtshme të përbashkët.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës ka miratuar me tri vendime të veçanta nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe nismën për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.

Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit është bërë emërimi i zëvendësdrejtorit të shërbimeve operative në Agjencinë e Navigimit Ajror të Kosovës, z.Valimir Hylenaj, për një mandat 5- vjeçar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen e vështirë financiare të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Mitrovicë, e cila po shkaktohet kryesisht nga mosrealizimi inkasimit të të hyrave nga Mitrovica e veriut.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Reka fitoi vota edhe në Makedonska Kamenicë dhe Makedonski Brod
Next: Pendarovski e Siljanovska kërkojnë votat e shqiptarëve

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 7 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 7 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

EvqgVcwXUAA_0lr Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Screenshot-2021-03-04-230042-733x430 Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Sofje-sdadasdas 45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.