Calhanoglu “kërcënon” Milanin, do pagë më të lartë

Desk
By Desk November 3, 2020 20:39

Calhanoglu “kërcënon” Milanin, do pagë më të lartë

Calhanoglu erdhi tek Milani si një lojtar “basti”, pasi kishte 6 muaj që nuk luante me Bajerin e Leverkusenit.

Drejtuesit e Milanit shpresonin në aftësitë e mesfushorit, pavarësisht se ai ishte mjaft larg formës së tij të vërtetë.

Turku nuk arriti të ishte një lojtar kyç për Milanin, në kohën kur Gatuzo kishte marë drejtimin e skuadrës, transmeton “albeu”.

Edhe dy vitet e tjera ishin si periudhë tranzicioni për numrin 10 të kuqezinjve, teksa një ndeshje e luante mjaft mirë dhe tjetrën jepte performanca të dobëta. Vitin e kaluar, tifozët e “djallit” i sugjeronin Maldinit që të mendonte shitjen e tij, pasi nuk ishte Top-Player.

Ardhja e Piolit në krye të pankinës ndryshoi gjithçka dhe Calhanoglu u bë një lojtar i pazëvendësueshëm në fushën e gjelbërt. Sigurisht që me arritje të tillë do të rriteshin pretendimet e menaxherit por edhe të vetë turkut.

Pak ditë më parë, agjenti i lojtarit kërcënoi kryesinë se klienti i tij nuk do të rinovonte kontratën, në rast se paga nuk i rritej nga 2 milionë në 7.5 milionë euro.

Kjo shifër u quajt e çmendur nga Maldini dhe Gazidis, të cilët po bëjnë gjithçka për të ulur vlerën e kësaj oferte, ndryshe do të detyrohen të heqin dorë nga Calhanoglu.

Desk
By Desk November 3, 2020 20:39