Cana viziton ambientet e “Arenës Kombëtare”
Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet.
Impianti modern ka marrë formë, teksa pritet të jetë gati në muajt e ardhshëm.
Ndërkohë ditën e sotme i pranishëm për të ndjekur punimet nga afër ka qenë edhe kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, së bashku me bashkëshorten e tij Monika, raporton albeu.
Cana nuk ka nguruar të ndajë më ndjekësit e tij në “Instagram” disa momente nga vizita e tij në këtë impianti modern.