Cardi B do të jetë prezantuese në American Music Awards 2021

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:52

Cardi B do të jetë prezantuese në American Music Awards 2021

Cardi B ka fituar pesë çmime në “American Music Awards” dhe ka performuar në disa prej evenimenteve gjatë karrierës shumëvjeçare: ajo tani do të jetë nikoqire në ceremoninë madhështore.

Reperja, që qëndron pas hiteve të tilla si “Bodak Yelloë” dhe “Money”, është përzgjedhur për të drejtuar shfaqjen që transmetohet nga Los Angeles në ABC më 21 nëntor.

“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B do të sjellë energjinë e saj në American Music Awards për herë të parë në rolin e prezantueses”, tha producenti ekzekutiv, Jesse Collins.

Cardi B performoi “I Like It” në AMAs në 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe gjithashtu bëri histori gjatë paraqitjes së saj të fundit duke u bërë ‘reperja e parë femër që fitoi dy herë për këngën e preferuar’.

Olivia Rodrigo është kandidatja kryesore këtë herë me shtatë nominime, duke përfshirë ‘artisten e vitit’ dhe ‘artisten e re të vitit’.

Swift, e cila mban rekordin për artisten më të vlerësuar në historinë e AMAs, po vazhdon akoma të jetë në fokus të evenimentit. Ajo është nominuar për tre çmime gjithsej, duke përfshirë albumin e preferuar pop për “evermore”.

Sivjet Dua Lipa është e vetmja artiste shqiptare e nominuar në “American Music Aëards” në tri kategori. Edhe Dardan Aliu (emri i vërtetë i Regard) është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:52

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....