Carovska – Bërnz: SHBA-ja i mbështet reformat në arsim

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:29

Carovska – Bërnz: SHBA-ja i mbështet reformat në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot pati takimin e saj të parë të punës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz dhe me përfaqësuesit e USAID.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ambasadorja Bërnz theksoi se Ambasada amerikane vazhdon të jetë partner i rëndësishëm strategjik në avancimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se Ambasada është e gatshme ta vazhdojë dhe avancojë partneritetin e fortë dhe t’i mbështesë proceset reformuese në arsim.

“Në takim, ministrja Carovska e informoi ambasadoren dhe të pranishmit e tjerë për të gjitha temat aktuale në lidhje me fillimin e vitit shkollor në kushte të Kovid-19, por edhe për aktivitetet e tjera të vazhdueshme të Ministrisë”, theksohet në kumtesën e MASH.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:29