Carovska: E stabilizuam sistemin pensional dhe siguruam pensione më të larta

Carovska: E stabilizuam sistemin pensional dhe siguruam pensione më të larta

Arritëm të zhvendosim tre copë nga mozaiku të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin edhe të standardit jetësor të pensionistëve, zhvillimit të shërbimeve të veçanta të cilat do t’i mbështesin, por edhe ta stabilizojmë sistemin pensional i cili është i rëndësishëm për pensionistët aktual dhe për ata të ardhshmit. Përveç kësaj, ia dolëm ta rrisim pensionin mesatar, ka thënë zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska pas takimit me shoqatën e gazetarëve.

Ajo potencoi se Qeveria ka punuar dy vjet në atë për të kursyer 3,7 miliardë denarë në Fondin pensional, me çka, siç tha, ka siguruar pensione stabile edhe për pensionistët aktual, por edhe Fond stabil pensional për gjeneratat e ardhshme.

Ajo përmendi se ky pushtet ka siguruar edhe pension social, për persona të cilët  nuk plotësojnë kushte sipas asnjë baze. Me atë, tha Carovska , siguruam siguri sociale për 6.611 persona mbi 65 vjet. Sipas saj, me përfaqësuesit e pensionistëve janë pajtuar se në periudhën e ardhshme duhet të rritet edhe pensioni minimal.

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel theksoi se njëri prej segmenteve më të rëndësishme të reformës sociale është edhe zhvillimi i shërbimeve sociale në nivel lokal.

Në periudhën e fundit, potencoi ajo, MPPS me partnerët si Banka Botërore, planifikon zhvillim sistematik të shërbimeve si ndihmë dhe kujdes në shtëpi. Siguruam, tha Shkrijel, mbi 10 milionë euro dhe në vijim është zhvillimi i aplikacioneve projektuese me komunat që të sigurohet jetë cilësore dhe dinjitoze për të gjithë bashkëqytetarët tanë veçanërisht për më të rriturit.

Nga Shoqata “Humaniteti” e cila siç theksojnë 22 vjet zhvillon shërbime të tilla, thonë se ata janë nga rëndësia e jashtëzakonshme për kategoritë e cenueshme për më të rriturit.

Krijimi i serviseve, sipas tyre, duhet të jetë sipas masës së qytetarëve. TË gjitha vetëqeverisjet lokale, siç theksojnë, duhet t’i shqyrtojnë nevojat e banorëve të tyre dhe në pajtim me këtë t’i krijojnë serviset për mbështetje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Qershor, 2020 12:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.